Qëllimi i LDK-së, konkretisht koalicionit LAA mbetet “PDK-ja në opozitë”.
Kandidati për kryeministër i LAA, Avdullah Hoti në Rubikon të KTV-së riktheksoi vendosmërinë në dështimin e këtij koalicionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PDK duhet të mbetet në opozitë. Në momentin që dështon PAN me krijimin e qeverisë ne do të fillojmë të konsultohemi me të gjitha partitë politike përveç PDK-së dhe platforma do të jetë programi i LDK-së. Nuk do të bëjmë kompromis në vlerën dhe platformën e LDK-së. Ne fillimisht do të bisedojmë në fraza të programit, nëse arrijmë të kemi përafrim në program, atëherë mund të flasim për poste e ministra”, ka thënë ai.
Mirëpo, sipas Hotit, përafrimi në program me Vetëvendosjen mbetet e vështirë ndonëse LDK si parti e qendrës së djathtë ka qëndrime krejtësisht të ndryshme.
“Zhvillimi ekonomik, ne jemi parti e djathtë ata të majtë. Ata synojnë të rrisin taksat e ne si të djathtë mendojmë ta mbajmë prej 27 - 30 për qind. Absolutisht nuk ka kompromis mbi parimet tona, a janë parime të tyre apo jo nuk e di por është në program të tyre”, ka thënë Hoti.
“Tjetër është te proceset integruese, fqinjësia e mirë, mbi atë se si është krijuar shteti i Kosovës”.
Këtë përafrim në program, Hoti e sheh më shumë me AAK-në e Nismën ndonëse tash mbetet e vështirë për shkak të koalicionit që këta dy të fundit kanë me PDK-në.