Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, vizitoi sot Zyrën e Punësimit në Mitrovicë, njofton kumtesa ministrore .
Ai, me ka shpërndarë marrëveshjet për kandidatët përfitues në projektin “Promovimi i Punësimit për të Rinj”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy projekt është realizuar në bashkëpunimin në mes të Agjencisë së Punësimit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe GIZ-it.
Abrashi tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe në prioritetet e MPMS-së, mbetet vazhdimisht dhënia e shanseve dhe hapësirave për gjeneratat e reja për të inkurajuar punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e sektorit privat.
Projekti është i ndarë në dy skema, ku në skemën e parë do të krijohen kontrata pune 12 mujore, me mundësi bashkëfinancimi për gjashtë muaj (në 50% të pagës bazë bruto), ku përfitues janë:pjesëtarët e minoriteteve, personat me nevoja të veçanta, të riatdhesuarit, etj.
Ndërsa në skemën e dytë, do të ofrohet punë praktike në këta sektorë: atë të IT-së, përpunimit të drurit dhe përpunimit të metaleve, me kohëzgjatje gjashtë muaj dhe mundësi pagese nga 150 euro në muaj.
Në këtë projekt, në rajonin e Mitrovicës kanë përfituar afër 90 punëkërkues.