Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja anulon vendimin e AKP-së për likuidimin e NSH Qendra e Rinisë

Prishtinë, 30 qershor – Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me anë të aktgjykimit (C-I.-16-0003) të Kolegjit të Specializuar, më datë 20 qershor 2017, ka anuluar vendimin e AKP-së (Agjencisë Kosovare të Privatizimit) për inicimin e likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore Qendra e Rinisë (në Prishtinë – sqarim ynë).

Gjykata ka mbajtur një dëgjim publik më 15 qershor të këtij viti. Paditësit janë kreditorë, të cilët në vitin 2012 kanë marrë një aktgjykim të formës së prerë duke i kompensuar ata për dëmin e shkaktuar pas zjarrit. E paditura NSH nuk i ka përdorur asetet në dispozicion për të paguar, por ka kërkuar të negociojë një zbritje, të cilën paditësit nuk e kanë pranuar. Në vitin 2016, AKP ka iniciuar likuidimin. Gjykata ka konkluduar se inicimi i likuidimit përbën një keqpërdorim të së drejtës procedurale, në dëm të paditësit. Aktgjykimi është marrë nga kolegji i instancës së parë, i përberë nga tre gjyqtarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktgjykimi hyn ne fuqi menjëherë, por, kundër tij mund të paraqitet ankesë.

Me respekt!

Antigona Uka-Lutfiu

Zyrtare për Informim Publik

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës