Arbëri

“Një milion pushues kosovarë në një vend”, temë e së dielës në “Koha Ditore”

“Një milion pushues kosovarë në një vend” është kryetitull i së dielës në Koha Ditore.

Në shkrimin kryesor, me të njëjtin titull, mund të mësoni se pse Shqipëria mbetet vendi i preferuar i kosovarëve për pushimet verore, lidhjen e pushimit me politikën dhe festën e ramazanit, çmimet dhe kufizimet nga mos-liberalizimi i vizave.

Për temën e së dielës, vjen komenti “turizëm në qark të mbyllur”.

Në intervistë lexoni se pse dështimet e institucioneve kanë bërë që bukuritë e Kosovës të promovohen vetëm në katalogë.

Në reportazh vjen fshati turistik nga Komuna e Novobërdës dhe hambarët për turistë.

Për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore përmes qiellit dhe aferën e bebeve të zhdukura në Izrael, mund të lexoni në faqet e botës.

Në shtatë shkronja, Aida Baro, shfaq pikëpamjet e saj për letërsinë.

“Millosheviqi e donte Kosovën pa shqiptarë” është vazhdimi i fejtonit për operacionin “Patkoi”.

Në Kosovarçe mund të lexoni për Bajramin, si festë të solidaritetit.

Në faqet e kulturës zënë vend shkrimet “vendet e botës si galeri për skulpturat e artistit shqiptar” dhe “pika prej së cilës nis një rrëfim për artin”.

“Monument” sjell historinë e shtëpisë bërthamë të namit të Kryezinjve të Gjakovës.

“Vëllezërit Tahiukaj, krahu i djathtë i Kosovës” dhe “Malësorja e Kosovës, klubi i parë i shahut për femra” janë dy nga shumë shkrimet interesante nga sporti.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në Koha Ditore.