Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, duke folur për zgjedhjet e parakohshme ka thënë se ia kanë dalë t’i menaxhojnë mirë ato.
Megjithatë nuk ka lënë pa përmendur as disa keqpërdorime.
Në “Interaktiv” të KTV-së, ajo ka thënë se KQZ-ja do të ishte e gatshme qysh brenda dy ditëve t’i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, por ajo që ndodh është faji i komisionarëve të partive politike.
“Disa komisionerë kanë bërë keqpërdorime në të dhënat e formularëve duke iu shtuar vota kandidatëve të caktuar brenda një partie. Të dhënat pastaj nuk përputhen, dhe automatikisht ajo kuti shkon në rinumërim dhe kjo në masë të madhe e zvarrit procesin”, ka thënë ajo.
Daka ka thënë se nuk përjashtohet mundësia edhe që komisionarët të bëjnë gabime.
“Janë edhe gabime njerëzore, e jo gjithmonë vetëm tendencë për manipulime”, ka thënë Daka.
-
Daka vlerëson se KQZ-ja padrejtësisht po akuzohet për zvarritje të procesit zgjedhor
-
Daka thotë se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve mund të zgjasë deri në dhjetor
-
Tendenca e manipulimeve përbrenda partive politike po e dëmton procesin zgjedhor
-
Daka: S’ka bazë ligjore për rinumërim total - komisionerët prishën procesin
-
Daka: Na lejoni t’ju befasojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare