Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë, e cila edhe në Kosovë synohet të jetë tradicionale.

Për dallim nga vitet tjera, kur për shënimin e kësaj dite ka pasur aktivitete, institucionet e Kosovës dhe sindikatat e punëtorëve nuk kanë paralajmëruar ndonjë aktivitet kushtuar asaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

23 Qershori - Dita e Shërbyesve civilë, në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002, kur kjo ditë është caktuar si datë tradicionale për shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara për Shërbyesit.

OKB-ja, me këtë rast, inkurajoi vendet anëtare, në mënyrë që nga viti 2003 të organizojnë ngjarje speciale për këtë ditë, me qëllim të vënies në spikamë të kontributit që japin shërbyesit civilë, në proceset e zhvillimit të shoqërive.