Mushkolaj e sheh të paarsyeshme mundësinë e zgjedhjeve të reja

Mushkolaj e sheh të paarsyeshme mundësinë e zgjedhjeve të reja

19 qershor 2017 21:38

Analisti Imer Mushkolaj, mendon se lidhja e koalicioneve pas-zgjedhore mbetet e pashmangshme nëse synohet të evitohen zgjedhjet e reja.

Mushkolaj thotë se ndryshe nga viti 2014 kur kishte një bllokadë, ketë herë gjerat janë më të qarta pasi sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar saktë se kush mund të formojë Qeverinë.

“Në rast se subjekti i parë politik që ka fituar më së shumti vota dështon që ta krijojë Qeverinë, atëherë domosdo presidenti duhet që ketë mundësi t'ia jap dikujt tjetër, respektivisht një shumice parlamentare në Kuvend - një shumicë që do ta dëshmojë me 61 nënshkrime se është e gatshme që ta krijojë Qeverinë”, ka thënë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

“Pra, besoj se ekzistojnë zgjidhje, ekzistojnë mundësi që Qeveria të krijohet dhe do të ishte e papranueshme edhe për qytetarët edhe vet vendin, që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje dhe të bllokohet paraprakisht procesi i krijimit të Qeverisë”, tha Mushkolaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme