Në KEK vdiqën 42 e u lënduan qindra punëtorë në 17 vjet pasluftës

19 qershor 2017 22:18

Sonte në “Puls” të KTV-së kanë qenë të ftuar krerët e Sindikatës së re të punëtorëve të KEK-ut, Rafet Osmani e Nexhat Llumnica.

Ky i pari, ndër të tjera ka treguar se në KEK në këto 17 vjet të pasluftës kanë ndërruar jetë 42 punëtorë.

“Në KEK, prej pasluftës e deri më sot, janë mbytur nga lëndimet në vendin e punë 42 punëtorë. Pra po flas në vendin e punës, si pasojë e goditjes nga rryma, rrëzimet, shpërthimet, etj.”, ka thënë Osmani.

Ai ka treguar gjithashtu se në këto 17 vjet janë lënduar edhe qindra punëtorë të kësaj korporate.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme