Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vizitoi mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës, koordinatorin e LSI-së në Fushë Krujë, Blerim Çela.
Çela ishte transportuar më herët në urgjencë, pasi u sulmua nga të panjohur në momentin që ndodhej në një prej zyrave elektorale të LSI-së në zonën e Fushë Krujës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të koordinatorit të LSI-së, Meta i uroi shërim sa më të shpejtë Blerim Çelës dhe kërkoi vënien para përgjegjësisë ligjore të agresorëve.
Më pas, kandidatja e LSI-së në Qarkun Durrës, Nora Malaj, dha një prononcim për median, ku i bëri thirrje autoriteteve shtetërore të marrin masa për të ndalur dhunën ndaj përfaqësuesve të LSI-së dhe kërkoi distancimin nga akte të tilla të turpshme.