Arbëri

Jahjaga në Beograd flet për librin “Dua të më dëgjojnë...”

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të qëndrojë në Beograd, transmeton Koha.net.

Në kryeqytetin e Serbisë Jahjaga do të shkojë në fillim të muajit që vjen.

Atje, ish - presidentja, siç përcjell b92, do të jetë mysafire e festivalit "Mirëdita, dobar dan", i cili në Beograd do të mbahet nga 31 maji deri më 3 qershor.

Jahjaga do të flasë në promovimin e librit “Dua të më dëgjojnë – Librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë ", që mbahet në ditën e tretë të festivalit në Qendrën për dekontaminim.