Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti ngushëllon popullin britanik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar Britaninë e Madhe pas sulmit vdekjeprurës në Manchester pas koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande në Manchester Arena.

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës, u shprehim ngushëllime Andy Burnham, kryebashkiak i Manchesterit derisa po i dëgjojmë lajmet e një sulmi tjetër të pashpirt. Jemi dhe do të vazhdojmë të jemi të bashkuar. Jemi me mendje e lutje me familjet e viktimave dhe të të lënduarve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, ai ka publikuar edhe numrin emergjent për shtetasit e Kosovës në Manchester, që është: +447961064763.

Në këtë sulm, deri tani të raportuar janë 22 persona të vdekur ndërsa rreth 60 të plagosur.