Blerim Grainca nga LDK e ka akuzuar PDK-në se kishte krijuar skenarin për rrëzimin e qeverisë duke ndihmuar partitë opozitare.
Ai ka thënë se rrëzimi i qeverisë ishte vendim kryekëput i PDK-së.
Në debatin në Interaktiv, Selvije Halimi e PDK-së ka mohuar akuzat e Graincës duke thënë se PDK vendosi të prishte koalicionin pasi pa dështimet e qeverisë Mustafa. Ka përmendur edhe dështimin për transformimin e FSK-së në Ushtri.
“Dështimi për Ushtrinë nuk na çoi askund përpos në elektorat. Elektorati vendos kush të qeverisë. Në emër të popullit do të qeverisë qeveria e re. Nuk ka pasur asnjë skena të PDK-së për rrëzim të qeverisë”, ka thënë ajo.
Grainca ka reaguar menjëherë duke thënë se PDK në mëngjes ka marrë vendim që të përkrahë mocionin dhe “kjo tregon haptas se ishte skenar i saj”.
“Nuk e di çfarë skenari tjetër duhet, sepse është e qartë. Katër deputetë të PDK-së i kanë ofruar opozitës ndihmën për mocion”, ka shtuar ai.
-
Halimi: PDK rrëzoi qeverinë sepse i pa ngecjet e shtetit – Grainca: PDK bëri lëvizje të pandershme
-
Veseli: PDK-ja nuk është pjesë e skenarit të rrëzimit të Qeverisë
-
Mustafa e quan të gabuar përkrahjen e PDK-së për rrëzimin e Qeverisë së tij
- PDK-ja do edhe kryeministrin, edhe presidentin
-
Grainca thotë se është befasuar nga unifikimi i partive kundër LDK-së