Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë së koalicionit PDK-LDK, të cilën e udhëheq Isa Mustafa, do të mbahet të mërkurën në orën 10:00, raporton KTV.
Datën dhe orën e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot deputetët përfaqësues të opozitës kanë dorëzuar në sekretarinë e Kuvendit të Kosovës mocionin me 42 nënshkrime të deputetëve me të cilin kërkohet mosbesimi ndaj Qeverisë Mustafa.
Në mesin e deputetëve që kanë nënshkruar këtë kërkesë janë edhe tetë deputetë të pozitës.