Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, i ka quajtur terroristë qytetarët që kishin sulmuar deputetët brenda Kuvendit të Maqedonisë javën e shkuar.
Shumë protestues ishin futur në Kuvend të enjten e shkuar duke sulmuar deputetët menjëherë pasi Talat Xhaferi ishte zgjedhur kryeparlamentar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeqiri në Itneraktiv të KTV-së thotë se sulmuesit nuk ishin futur brenda për të frikësuar deputetët, por për t’i vrarë ata.
“Njerëzit që u futën brenda unë i quaj terroristë të gjithë. Ata ishin të etur për gjak. Nuk u futën për të frikësuar, por u futën për të vrarë deputetët e shumicës së re parlamentare”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.