Përfaqësues të qytetarëve të Deçanit, Pejës e Rugovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, raporton KTV.
I kanë quajtur tradhtarë Hashim Thaçin e Isa Mustafën, ndërsa kanë thënë se tokat e tyre do t’i mbrojnë me çdo kusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë këtë formë demarkacioni dhe të mos njihen përjetësisht si tradhtarë.
Ndërkohë, në një nga sallat e Qeverisë, zëdhënësi i Komisionit Tomor Qelaj, vazhdoi punën e tij me qytetarë. Megjithatë, nuk e pati të lehtë përballjen, meqë secili prej tyre insistonte në fakte që i rrëzonin ato të komisionit, zëdhënës i të cilit është Qela.
Aty, për ta dëshmuar të kundërtën, erdhi edhe një ish-deputet i viteve 90, që me profesion është inxhinier. Për të sjellë dokumente shtesë ishte edhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, që njihet edhe si krahu i djathtë i Isa Mustafës, por nuk foli për media. Këto dëshmi të komisionit do të qëndrojnë të hapura për qytetarët deri të premten në orën 15 00.