Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), fillon Programin për zhvillimin e ndërmarrjeve (CDP).
Ky program realizohet me mbështetje të projektit Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksportit (ICEP), i financuar nga BE dhe ka për qëllim fuqizimin e aftësive konkurruese dhe kapacitetit eksportues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të Kosovës në katër sektorë të industrisë: përpunimi i drurit, përpunimi i metaleve, përpunimi i plastikës dhe gomës, prodhimi i mallrave të tekstilit, veshmbathjes dhe lëkurës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sesionin e parë informues, i cili u mbajt në Pejë, bizneset e këtij rajoni u informuan nga përfaqësuesit e KIESA-s dhe ICEP lidhur me procedurat e aplikimit dhe mundësive që ofron ky program.
Programi i CDP-së ofron këshilla praktike, aftësim dhe trajnim në menaxhim të cilësisë, marketing, promovim të eksportit, efikasitetin e prodhimit, logjistikë dhe kontroll. Ndihma këshilluese do t’i përshtatet nevojave zhvillimore të ndërmarrjeve përkatëse dhe ofrohet nga ekspertët ndërkombëtar të industrisë, së bashku me konsulentë vendorë.
Programi për zhvillimin e ndërmarrjeve (CPD) do të ketë sesione informuese në komunat e Kosovës ku përfaqësuesit e kompanive do të kenë mundësi të informohen më hollësisht lidhur me këtë program.
Sesionet informuese do të mbahen si në vijim:
Prizren, Hotel “Theranda”, 04.05.2017, ora 10:00
Mitrovicë, Hotel “Palace” 05.05.2017, ora 10:00
Gjilan, Hotel “Kristal” 10.05.2017, ora 10:00
Prishtinë, Hotel “Nartel” 11.05.2017, ora 10:00