Politikologia, historiania, publicistja dhe profesoresha e Universitetit Shtetëror të Moskës për marrëdhënie ndërkombëtare Jelena Ponomarjeva ka thënë se Perëndimi të gjithë i frikëson me Serbinë e madhe e në realitet po e krijon Shqipërinë e madhe, transmeton Koha.net.
Në këtë mënyrë Perëndimi po i rrezikon interesat e popullatës serbe dhe të popujve ortodoksë, ka theksuar Ponomarjeva.
Ajo ka thënë se Shqipëria e madhe i nevojitet Perëndimit, ku, sipas saj, interesin më të madh për krijimin e saj e ka SHBA-ja dhe kompanitë transnacionale, porse, ka shtuar, ajo u duhet edhe shteteve arabe dhe Turqisë pasi që faktori islam po bëhet dominues në Ballkan.
Ponomarjeva, siç përcjell “blic” i Beogradit”, ka vlerësuar se shqiptarët u shpërbejnë amerikanëve për presion jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj BE-së.
“SHBA është padyshim e interesuar për dobësimin e BE-së dhe të disa shteteve me qëllim të realizimit të interesave të saj në rajon. Shqiptarët për këtë janë aleatë shumë të përshtatshëm”, ka theksuar ajo.
-
The Observer: Shqipëria e madhe është realitet
-
Biserko: Perëndimi ka prioritet sigurinë e jo demokracinë në Ballkan
-
Ramabaja: Qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj dinarit po e trimërojnë Serbinë
-
Kërkohet të merren seriozisht paralajmërimet e Zelenskyt
-
Biserko: SHBA-ja do që të gjitha konfliktet në Ballkan të zgjidhen këtë vit