Ministrja për Dialog, Edita Tahiri gjatë qëndrimit të saj në Izrael, ka zhvilluar takime me personalitete që angazhohen për paqe, duke përfshirë përfaqësues të Qendrës për Paqe “Shimon Peres”, të Lëvizjes së Grave për Paqe (Women Wage Peace) si dhe me analistë dhe gazetarë të Izraelit, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Tahiri vizitoi Qendrën për Paqe “Shimon Peres” në Tel - Aviv ku u prit nga Lara Portnoy, koordinatore për marrëdhënie me jashtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo theksoi se presidenti Shimon Peres ka qenë një lider vizionar dhe inspirues për një botë më paqësore dhe më të drejtë, nga idetë e të cilit edhe vet Kosova është frymëzuar në përpjekjet për krijimin e shtetit të Kosovës dhe të paqes në rajon, mbi parimin e njohjes reciproke mes shteteve dhe të fqinjësisë paqësore në rajon.
Tahiri mori pjesë në takimin e lëvizjes paqësore të grave Gratë Punojnë për Paqen (WWP) që është një lëvizje e re e grave, por mjaft e fuqishme në Izrael, që promovon paqen dhe zgjidhjen paqësore të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve.Ajo foli për rrugën e popullit shqiptar për Pavarësinë e Kosovës.
Edita Tahiri vizitoi Muzeun e Holokaustit të Hebrenjve “Yad Vashem” në Jerusalem, një muze që memorizon historinë tragjike dhe të vuajtjeve të papara të popullit hebrenj.