Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fajon fton Listën Serbe të kthehet në institucione

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, “ka shfaqur shpresën se Listës Serbe dhe Ekipit drejtues do t’u bëhet e mundur puna pa pengesa për hartimin e Statutit të Bashkësisë/Asociacionit të Komunave Serbe” dhe “ka ftuar përfaqësuesit politikë serbë që të marrin pjesë aktive në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë, në mënyrë që të ringjallin jetën institucionale i cili pa përfaqësuesit politikë serbë nuk ka qarkullim politik e institucionale”, kanë deklaruar nga Lista Serbe, raporton KoSSev, transmeton Koha.net.

Fajon është takuar dje me kryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiqin, dhe me të ka biseduar, siç pohojnë në Listën Serbe, mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe mbi formimin në të ardhmen të Bashkësisë/Asociacionit të Komunave Serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Theksohet se ata “janë pajtuar rreth vazhdimit të dialogut dhe për ruajtjen e sigurisë e të stabilitetit të qytetarëve si dhe se çdo polarizim i problemit do të shkaktonte tensione shtesë dhe jo zgjidhje” dhe se “kështu do të asgjësoheshin përpjekjet e bëra deri tash në negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës”.

Lista Serbe nuk po merr pjesë në punën e institucioneve të Kosovës nga 9 tetori i vitit të kaluar, për shkak të miratimit të Ligjit për Trepçën, me të cilin Qeveria e Kosovës bëhet pronare e 80 për qind të këtij kombinati.

Edhe pse përfaqësuesit e kësaj Liste kanë deklaruar se respektimi i koalicionit qeverisës mbetet i vetmi kusht për kthimin e tyre në institucionet e Kosovës, ata më vonë thanë se miratimi i dekretit për formimin e Bashkësisë/Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ZSO-AKS) nga institucionet e institucioneve të Kosovës dhe ky është i vetmi kusht për kthim.