Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria miraton buxhetin për vitin 2019 mes shumë debatesh

Parlamenti miratoi buxhetin dhe paketën fiskale me 76 vota pro, por për mazhorancën socialiste nuk ishte e lehtë t’i bënte ato bashkë.

Diskutimet filluan që në mbledhjen e grupit parlamentar që parapriu seancës mëngjesin e të enjtes, ndërsa negociatat vijuan deri pak minuta para se të niste votimi. Taulant Balla shkoi të informonte kryeministrin se punët nuk ishin vaj, ndërsa ministri i Financave vijoi konsultimet me relatorin Anastas Angjeli edhe në sallë.

Votimi nen për nen i buxhetit dhe paketës fiskale zgjati dy orë, me protagonist të padiskutuar kreun e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe, i cili kishte paraqitur më shumë se një dyzinë amendamentesh që shkonin përtej linjës së partisë dhe qeverisë.

“Boll të kam dëgjuar deri tani, më dëgjo edhe ti mua”, i tha Braçe Ahmetajt, raporton Tch.

Pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e amendamenteve të Braçes nuk u pranuan. Taulant Balla dhe Ervin Bushati i sugjeronin për çdo rast grupit qëndrimin, por deputeti socialist arriti të tregonte se shpesh kishte me vete një mbështetje të konsiderueshme brenda partisë në lidhje me propozimet e tij, duke reduktuar linjën zyrtare në vetëm 44 vota.

Vetë Edi Rama u detyrua disa herë të ndërhynte për të shtrënguar radhët: “Me gjithë respektin për jelekët e verdhë, unë besoj që jemi në rrugën e duhur”.

Edhe kur nuk nxori zë, Erion Braçe kundërshtoi me figurë, ndonëse nuk ishte i vetmi. Deputeti Paulin Sterkaj tha: “Mos ta stimulojmë bixhozin as me 3 yje e as me 5 yje. Këtu po ndajmë shtresat. Të pasurit paskan të drejtë të luajnë, ndërsa të varfrit jo”.

Edhe Pushteti miraton buxhetin “emergjent” pa përkrahjen e opozitës Arbëri 5 muaj më parë Pushteti miraton buxhetin “emergjent” pa përkrahjen e opozitës

Rebelimin e të vetëve, kryeministri u përpoq ta quante si opozitë në mungesë të opozitës: “Është shumë pozitive që ne bëjmë opozitën për të krijuar klimë Parlamenti”.

Pa e fshehur nervozizmin, Braçe në fund i tërhoqi një pjesë të amendamenteve që kishte paraqitur.

Qeverisë i dedikoi një duartrokitje ironike e ndërsa Rama shkrihej gazit, kreu i Komisionit të Ekonomisë i dërgoi një mesazh mjaft elokuent.