Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

McCain në Tiranë nervozoi Iranin

Pjesëmarrja e John McCainit në një shfaqje të organizuar në Tiranë nga grupi më i madh opozitar iranian ka sjellë reagimin e Teheranit, që thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë për “gabimet e tyre”.

McCain, kryetar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura në Senatin amerikan tha gjatë takimit në Shqipëri me pjesëtarët e grupit Mujahedin-e-Khalq se, Irani një ditë do të jetë i lirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike, Bahram Qassemi, gjesti i senatorit tregon se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nxjerrë mësime nga eksperiencat e së shkuarës.

“Ky ishte një gabim, për të cilin administrata amerikane duhet të paguajë, ashtu siç ka ndodhur me gabimet e tjera”, citohet të ketë thënë ai.

Kjo ishte deklarata e ish-kandidatit presidencial amerikan, që ka ngjallur zemërimin e regjimit të ajatollahëve, transmeton tch.

“Po shohim një qeveri iraniane që është duke tentuar ta shtrijë ndikimin e saj dhe ‘tiraninë’ në të gjithë Lindjen e Mesme. Po të mos ishte për ndërhyrjen e Teheranit dhe aleatëve të tij rajonalë në luftën civile të Sirisë, regjimi i Bashar al-Assadit nuk do të ishte ende në këmbë”, tha McCain. “Irani, një ditë do të jetë i lirë. Një ditë, të gjithë ne do të mblidhemi në atë shesh”, tha më tej McCain.

McCain ofroi ngushëllimet e veta dhe mbështetjen për njerëzit që kanë vuajtur persekutimin e shtetit iranian, ndërsa luftonin për liri. Ai është shfaqur me kohë si një prej mbështetësve më të fuqishëm të zhvendosjes së ndjekësve të “Mujaheddin-e Khalq”.

Organizata thotë se gjatë qëndrimit në kampin e Ashrafit dhe atë Liberty në Irak, janë vrarë të paktën 140 pjesëtarë të saj dhe Shqipëria ishte një rrugë shpëtimi për grupin, gati 3.000 anëtarë të të cilit janë sistemuar tashmë në vendin tonë.