Arbëri

Kelmendi uron Erdoganin, thotë jeni shembull për shumë popuj e politikanë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren e sotme në referendumin e mbajtur.

Sot në Turqi u votua për ndryshime kushtetuese që e forcojnë rolin e presidentit duke i dhënë më shumë kompetenca.

Kryetari i partisë Fjala thotë se kjo është fitore për tërë vendet e rajonit dhe se Erdogani është shembull e inspirim për shumë popuj e politikanë të ndryshëm.

Ky është postimi i plotë i Kelmendit:

I nderuari President Erdogan,

Iu uroj fitoren për suksesin e arritur në referendumin e sotëm.

Fitorja e juaj është fitore jovetëm për Turqinë, por për tërë rajonin dhe për tërë vendet që e duan lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Fitorja e juaj na ka gëzuar të gjithëve.

Ju keni forcuar Turqinë, keni ndihmuar vendin tonë në gjitha proceset dhe keni ndihmuar rajonin dhe shumë vende të tjera.

Lufta e juaj kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste është model për shumë vende të tjera.

Jeni shembull dhe inspirim për shumë popuj dhe politikanë të ndryshëm.

ALLAHU ju ruajt juve dhe popullin turk.

Gëzim Kelmendi,

Kryetar i Partisë FJALA,

Deputet i Kuvendit të Kosovës.