Ambasada amerikane në Shkup, u ka bërë thirrje qytetarëve të vet, të bëjnë kujdes të veçantë në prag festave, në evente dhe festivale që organizohen këtë fundjavë.
“Pikat më senzibile për terroristët janë vendet si kishat dhe vendet e tjera të kultit, por edhe qendrat tregtare, arenat sportive, sallat e koncerteve, vendet e mbyllura në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
Qytetarëve ju bëhet thirrje të rishikojnë planet e tyre të sigurisë, të rishikohen vendet e qëndrimit dhe të rritin nivelin e vigjilencë.
Thirrje të njëjta nga ambasadat amerikane, u janë bërë shtetasve amerikanë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Artikuj të ngjashëm
-
Departamenti i Shtetit thërret amerikanët për kujdes në Kosovë nga aksionet e mundshme terroriste
-
Ambasada amerikane në Prishtinë thërret shtetasit e vet për kujdes të shtuar në këto ditë
-
DASH-i paralajmëron për rreziqe të shtuara sigurie, objektet diplomatike në shënjestër
-
SHBA-ja paralajmëron qytetarët e saj në Moskë për sulm të mundshëm terrorist
-
Ambasada e SHBA-së alarmon shtetasit e saj se mund të ketë sulme terroriste në Kosovë