Federata e Pingpongut e Kosovës ka marrë vetëm këstin e tremujorit të parë nga Memorandumi i nënshkruar me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2026.
Tash është dashur ta kishte edhe këstin e katërt në xhirollogarinë e saj. Federata e Pingpongut e Kosovës nuk është e vetmja që nuk i janë paguar këstet e tjera, e që në bazë të Memorandumit janë katër - çdo tre muaj. Deri në përfundim të këtij viti ka mbetur një muaj.
Obligimet financiare të MSR-së që lindin nga Memorandumet e firmosura në muajt e parë të këtij viti me federatat dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, shkojnë mbi 6.5 milionë euro, e që këto mjete nuk i ka.
“Tash që po flasim është dashur ta merrnim këstin e katërt”, ka thënë kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku për KOHËN të dielën. “Në bazë të vlerësimit të pikës sipas kategorizimit dhe memorandumit të nënshkruar, si federatave na takojnë 219 mijë euro, kurse i kemi marrë vetëm 54 mijë e 750 euro”, ka treguar Çitaku.
Bu sınıflandırma, federasyonların devletten aldığı desteği, yani parayı belirler. Puan ne kadar yüksek ve kategori ne kadar üst seviyede olursa, destek de o kadar büyük olur. Ancak sınıflandırma aynı zamanda sporun ulusal düzeydeki sıralamasıyla da ilgilidir.
Uzun yıllar boyunca federasyonların sınıflandırılması Kosova Olimpiyat Komitesi tarafından yapılırken, şimdi bu işlem bakanlık tarafından yapılıyor.
Për borxhin e MSR-së kanë diskutuar në dy takime krerë të federatave dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Por nuk kanë marrë ndonjë datë se kur do të shlyhen borxhet e grumbulluara.
Çitaku është shprehur se nga ajo që ka kuptuar në takimet e përbashkëta, gjendja e federatave është e ngjashme sa i përket aspektit financiar. “Disa e kanë mbyllur zyrën, nuk kanë vazhduar me aktivitete duke marrë hua apo borxhe. Kishte edhe ankesa se kanë filluar proceset e përmbarimit nga kontraktorët që kanë kryer shërbime të ndryshme. Është shqetësues”, është shprehur Çitaku.
Federata të cilën Çitaku e drejton ishte edhe iniciatorë e takimit me federatat. Ishin plot 24 krerë të federatave të pranishme në takimin e parë të mbajtur më 19 nëntor. Në takimin e dytë të mbajtur më 26 nëntor, të pranishëm ishin 19 federata.
Çitaku: Sekretari i MSR-së na tha se buxheti është harxhuar
Pas takimeve janë lëshuar edhe deklarata të përbashkëta të federatave sportive të Kosovës, në lidhje me vonesat në realizimin e financave.
Në takimin e dytë i pranishëm ka qenë edhe ushtruesi i detyrës i sekretarit të përgjithshëm të MSR-së, Lendrit Iljazi.
“Në takimin e dytë mori pjesë edhe sekretari i MSR-së, Lendrit Iljazi. Informatën e fundit që e kemi marrë nga sekretari në takimin e dytë të federatave, ishte që buxheti i caktuar për subvencione për federatat është harxhuar dhe është bërë një kërkesë në ministrinë e financave për alokim të mjeteve për të mundësuar zbutjen e gjendjes, por kurrsesi nuk kemi marrë pretim se do të zbatohet plotësisht memorandumet”, është shprehur Çitaku.
Për të dalë nga situata e rënduar financiare, krerët e federatave kanë kërkuar takim urgjent me ministrin e MSR-së, Blerim Gashani, të cilit i kanë dhënë shtatë ditë kohë për gjetjen e një zgjidhjeje “të menjëhershme për bllokadën financiare dhe realizimin e kësteve të mbetura sipas Memorandumeve”.
Kanë paralajmëruar edhe veprime ligjore.
“Mandatohet një grup ekspertësh juridikë për të bërë vlerësimin e plotë të obligimeve ligjore të Ministrisë dhe federatave. Në rast se nuk ka reflektim brenda afatit të lartpërmendur, do të iniciohen procedura përkatëse ligjore për realizimin e mjeteve të kontraktuara”, shkruan në njërën prej pesë pikave të deklaratës së përbashkët të MSR-së.
KOHA i është drejtuar zyrës për informim, ministrit Gashani dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të MSR-së, Iljazi, me disa pyetje në lidhje me pretendimet dhe gjendjen e rëndë financiare të federatave, por nuk ka marrë përgjigje.
Informohet edhe kryeministri Kurti
Çitaku ka bërë të ditur po ashtu se tashmë i janë drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen e rënduar financiare.
“Ne i jemi drejtuar edhe kryeministrit”, tregon Çitaku.
KOHA ka siguruar letrën me nënshkrimet e drejtuesve të 19 federatave dërguar kryeministrit Kurti.
Në letrën e dërguar nga Çitaku në emër të përfaqësuesve të 19 federatave sportive të Kosovës, kërkohet nga kryeministri Kurti t’u bëjë zgjidhje federatave sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Deri në fund të nëntorit, disa federata kanë pranuar vetëm këstin TM1, ndërsa të tjerat deri në TM2, pavarësisht se kanë realizuar aktivitetet e parapara në kalendarët e tyre. Si pasojë, federatat janë përballur me borxhe dhe vështirësi serioze në përmbushjen e obligimeve ndaj sportistëve, trajnerëve, stafit dhe partnerëve”, shkruan në fillim të letrës.
Në letër kryeministri Kurti informohet se do të ndërmarrin veprime ligjore nëse nuk bëhet zgjidhje.
“Duke pasur parasysh, kërkojmë nga Ju ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e situatës financiare, përmbushjen e seriozitetin e situatës obligimeve të kontraktuara dhe sigurimin e një përgjigjeje zyrtare nga institucionet përgjegjëse. Besojmë se financimi i sportit dhe përmbushja e obligimeve ndaj federatave duhet të trajtohen si prioritet institucional, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i federatave dhe realizimi i aktiviteteve sportive në vend dhe jashtë tij. Bashkëngjitur gjeni Deklaratën e Përbashkët të miratuar më 26 nëntor 2026, me nënshkrimet e federatave mbështetëse.
Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe ndërhyrjen Tuaj, presim përgjigjen dhe veprimin Tuaj urgjent”, shkruan në letrën e federatave drejtuar kryeministrit Kurti.
Kryeministri Kurti ditë më parë publikoi arritjet kryesore 2021-2026. Ndër arritjet është veçuar edhe mbështetja për 39 federatat sportive, Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paralimpik të Kosovës në vitin 2026.