TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Spor

İspanyol futbolcu tehlikeli bir müdahale sonucu hayatını kaybetti.

İsa de Miguel

Futbollisti spanjoll, Jesus de Miguel Alameda, ka vdekur të martën në moshën 30-vjeçare, si pasojë e lëndimit të rëndë që e mori gjatë ndeshjes së kategorisë së dytë spanjolle mes Tenerifes dhe Andorrës. 

Këtë e bëri të ditur të martën Tenerife, klubi i futbollistit të ndjerë. Ai vdiq në tetë të mëngjesit.
Tragjedia ndodhi pas ndeshjes mes Tenerifes dhe Andorrës, që u luajt të hënën në kuadër të La Liga 2. 

Në kohën shtesë, kur rezultati ishte 2:2, De Miguel u nis në drejtim të topit, në tentim për të realizuar kundërsulm. Portieri i Andorrës, Jesus Oëono doli larg nga porta për të ndërprerë aksionin dhe u përplas me sulmuesin e Tenerifes. Oëono ngriti këmbën lart në tentim për të ndërhyrë dhe me gju goditi De Miguelin, që na në fushë pa ndjenja.

Atij i është ofruar ndihma mjekësore, por sipas mediumeve spanjolle ka pësuar arrest kardiak.

Gjendja e futbollistit është keqësuar gjatë natës, ndërsa në mëngjes u njoftua për vdekjen e tij.