TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Meta, tecavüz suçundan hüküm giyen Russell Brand'in Instagram hesabını kapattı.

Russell Brand mahkemede

Russell Brand mahkemede

Kompania Meta ka mbyllur llogarinë e komedianit britanik Russell Brand në Instagram, pak ditë pasi ai u shpall fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale në Londër dhe u dënua me 10 vjet e gjysmë burgim.

Lajmin e bëri të ditur vetë Brand përmes një postimi në rrjetin social X, ku publikoi një fotografi që tregonte se llogaria e tij ishte çaktivizuar për shkelje të rregullave të platformës.

“Ne e kemi çaktivizuar llogarinë tuaj. Sistemi ynë ka konstatuar se llogaria juaj ose aktiviteti në të nuk përputhet me rregullat e komunitetit tonë”, thuhet në njoftimin e Instagramit, që publikoi Brand në X.

Një përfaqësues i Metas ka konfirmuar për TMZ se llogaria e Brand ishte mbyllur për shkak të shkeljes së politikave të kompanisë.

Ndërkohë, profili i tij në rrjetin social  X, ku ndiqet nga rreth 10 milionë persona, vijon të jetë aktiv. 

“Sipas Metas, Russell Brand nuk ka ekzistuar kurrë. Faleminderit Zotit për Elon Musk. Qëndroni në pritje”, ka shkruar Brand me ironi, pas vendimit të Metas.

Të hënën, Brand u dënua me 10 vite e 6 muaj burg, pasi u shpall fajtor për një rast përdhunimi dhe tri raste sulmi seksual.

Gjatë shpalljes së dënimit, gjyqtari Joel Bennathan iu drejtua komedianit duke kujtuar periudhën kur ai po bëhej i famshëm, rreth 20 vjet më parë.

“Ju ishit i zgjuar dhe, për shumë njerëz, argëtues dhe karizmatik. Por njëkohësisht ishit bërë një grabitqar seksual”, ka deklaruar gjyqtari.

Ai ka shtuar se sjelljet që në atë kohë mund të konsideroheshin nga shoqëria si shaka apo teprime të një burri të papërmbajtur, në të vërtetë përbënin vepra penale seksuale.

Pas largimit gradual nga humori dhe filmat, Brand kishte krijuar një kanal në YouTube, ku gjatë pandemisë së COVID-19 përmbajtja e tij u orientua gjithnjë e më shumë drejt pikëpamjeve të së djathtës dhe teorive konspirative. Në vitin 2023, YouTube i pezulloi mundësinë për të fituar para nga videot e tij.

Ndërkohë, përfaqësuesit e policisë së Londrës kanë bërë të ditur se Brand po hetohet edhe për akuza të tjera për përdhunim, të ngritura nga dy gra të tjera.