TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Milletler Ligi bir futbol maçıyla geri dönüyor.

uluslar ligi

Liga e Kombeve e UEFA-s vazhdon të enjten me top-ndeshje. 

Në Ligën A luhen ballafaqime të Grupit 1 dhe Grupit 3. 

Në Grupin 1, ndeshja Italia – Franca zhvillohet nga ora 20:45 në “San Siro”, ndërsa nga ora 18:00 luhet dueli mes Belgjikës dhe Turqisë. 

Franca i ka 10 pikë, tri më shumë se Italia. 

Belgjika është e treta me gjashtë pikë, derisa Turqia është e fundit pa pikë. 

Franca do të konfirmohej fituese e grupit dhe çerekfinaliste nëse e mposht Italinë. Në çerekfinale, Franca do të kalonte edhe nëse nuk humb nga Italia, apo nëse Belgjika nuk arrin fitore ndaj Turqisë. 

Shanse për të avancuar në çerekfinale ka edhe Italia, me fitore ndaj Francës dhe humbje të Belgjikës nga Turqia. 

Anglia në “Wembley” përballet me Kroacinë, të cilën në ndeshjen e parë e kishte mposhtur 7:0. 

Anglia është në vendin e dytë të Grupit 3 me nëntë pikë, gjashtë më shumë se Kroacia që është e treta. 

Spanja i prin grupit me 12 pikë. Spanja luan në udhëtim te Çekia, që është e fundit pa pikë. Të dyja këto ndeshje luhen nga ora 20:45. 

Spanja e ka siguruar çerekfinalen. Edhe Anglia do të konfirmohej si çerekfinaliste, nëse e shmang humbjen ndaj Kroacisë.