TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Yaşam Tarzı

Kemikleri zayıflatabilen ve kırık riskini artırabilen beş ilaç türü

Açıklayıcı fotoğraf

Açıklayıcı fotoğraf

Me kalimin e moshës, eshtrat humbin gradualisht dendësinë e tyre. Ky proces mund të përshpejtohet, nga mungesa e aktivitetit fizik apo nga faktorë të tjerë shëndetësorë, ose pas menopauzës te gratë. Por një shkak më pak i njohur mund të jenë edhe disa ilaçe që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, ka shkruar Washington Post.

Sipas ekspertëve, pesë kategori medikamentesh mund të ndikojnë në dobësimin e eshtrave dhe të rrisin mundësinë e frakturave.

1. Kortikosteroidet orale

Medikamente si prednizoni përdoren për të ulur inflamacionin dhe për të trajtuar sëmundje të ndryshme, përfshirë astmën, lupusin, alergjitë e rënda dhe sëmundjet autoimune.

Problemi është se këto ilaçe mund të pengojnë krijimin e indit të ri eshtëror, të përshpejtojnë shpërbërjen e eshtrave dhe të ndikojnë në përthithjen e kalciumit.

Kjo gjendje njihet si osteoporoza e shkaktuar nga steroidet.

Sipas ekspertëve, një trajtim i shkurtër prej një ose dy javësh zakonisht nuk përbën rrezik të madh për eshtrat. Shqetësimi rritet kur ilaçet merren në doza të larta ose për periudha të gjata.

Kolegji Amerikan i Reumatologjisë rekomandon vlerësimin e rrezikut për fraktura te personat që marrin të paktën 2.5 mg prednizon në ditë, ose një dozë ekuivalente të një kortikosteroidi tjetër, për më shumë se tre muaj.

2. Frenuesit e aromatazës

Këto medikamente, si anastrozoli, letrozoli dhe eksemestani, përdoren për trajtimin e kancerit të gjirit të ndjeshëm ndaj estrogjenit.

Trajtimi mund të zgjasë nga pesë deri në dhjetë vjet.

Ilaçet bllokojnë prodhimin e estrogjenit, hormon që luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e dendësisë së eshtrave. Kur niveli i tij bie ndjeshëm, trupi fillon të shpërbëjë indin eshtror më shpejt sesa arrin ta rindërtojë.

Si pasojë, dendësia e eshtrave mund të ulet dhe rreziku për fraktura të rritet. Rreziku mund të jetë edhe më i madh te gratë pas menopauzës.

3. Medikamentet kundër epilepsisë

Disa ilaçe kundër krizave epileptike mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e eshtrave. Ndër më shqetësueset janë fenobarbitali, fenitoina dhe karbamazepina.

Sipas ekspertëve, këto medikamente mund të ulin nivelin e vitaminës D në organizëm. Kjo vitaminë është e domosdoshme për përthithjen e kalciumit, i cili ndihmon në ruajtjen e eshtrave të forta.

Ndryshimet në nivelin e vitaminës D mund të shfaqen brenda disa javësh ose muajsh nga fillimi i trajtimit, ndërsa dobësimi i eshtrave mund të kërkojë një vit ose më shumë për t’u vënë re.

Përdorimi afatgjatë dhe dozat më të larta lidhen me rrezik më të madh për fraktura.

4. Terapia hormonale për uljen e testosteronit

Terapia e njohur si ADT përdoret kryesisht për trajtimin e kancerit të prostatës. Ajo ul nivelin e testosteronit, hormon që ndihmon jo vetëm në funksionimin e muskujve, por edhe në ruajtjen e forcës së eshtrave.

Kur niveli i testosteronit bie, eshtrat mund të humbin dendësinë dhe muskujt masën e tyre. Kjo rrit rrezikun e rrëzimeve dhe, rrjedhimisht, të frakturave.

Për këtë arsye, rekomandohet që burrat që fillojnë një trajtim afatgjatë me ADT të kryejnë matjen e dendësisë së eshtrave dhe të monitorohen rregullisht gjatë terapisë.

Në rastet kur konstatohet osteoporozë ose dendësi e ulët eshtrore, mjeku mund të rekomandojë edhe medikamente shtesë për mbrojtjen e eshtrave.

5. Antidepresivët SSRI

Antidepresivët e grupit SSRI përdoren gjerësisht për trajtimin e depresionit dhe çrregullimeve të ankthit.

Në këtë kategori përfshihen fluoksetina, citaloprami dhe sertralina.

Studimet kanë vënë re një lidhje të mundshme mes përdorimit të këtyre medikamenteve dhe uljes së dendësisë së eshtrave, si dhe rritjes së rrezikut për fraktura.

Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar plotësisht mekanizmin, por një nga teoritë është se këto ilaçe mund të ndikojnë në funksionimin e qelizave që ndërtojnë indin e ri eshtror.

Disa studime sugjerojnë se rreziku mund të rritet me shtimin e dozës dhe kohëzgjatjen e trajtimit, megjithëse rezultatet e kërkimeve nuk janë të njëtrajtshme.

Si mund t’i mbroni eshtrat?

Ekspertët theksojnë se ndikimi i këtyre medikamenteve në eshtra nuk do të thotë se duhet t’i shmangni ato. Në shumë raste, ato janë të domosdoshme për trajtimin e sëmundjeve serioze dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Nëse merrni ndonjë prej tyre, këshillohet të diskutoni me mjekun nëse keni nevojë për një matje të dendësisë së eshtrave dhe kontrolle të rregullta.

Masat kryesore mbrojtëse përfshijnë:

Kalcium dhe vitaminë D: Siguroni marrjen e mjaftueshme përmes ushqimit dhe nëse është e nevojshme, suplementeve të rekomanduara nga mjeku.

Fiziksel aktivite: Ecja, ushtrimet me pesha dhe stërvitja e rezistencës ndihmojnë në ruajtjen e forcës së eshtrave.

Kontrolle periodike: Matja e dendësisë eshtërore mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm të dobësimit të tyre.

Mbrojtja e muskujve dhe ekuilibrit: Muskujt e fortë ndihmojnë në ruajtjen e lëvizshmërisë dhe në uljen e rrezikut për thyerje.

“Muskujt e fortë ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit, lëvizshmërisë dhe funksionimit fizik, duke ulur mundësinë e rrëzimeve që mund të shkaktojnë fraktura serioze”, ka theksuar kirurgia ortopede Natasha Trentacosta.