TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
AKŞAM HABERLERİ

Kurti, Özel Harekat Yasası'ndaki değişikliklerle ilgili olarak bir hafta içinde yanıt vereceğine söz verdi.

Albin Kurti - 30 Eylül 2026

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Ligjvënës të Partisë Demokratike kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion në shenjë kundërshtimi për mosprocedimin e projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas deputetëve të PDK-së, ky projektligj është prioritet. E kryeministri Albin Kurti ka thënë se për këtë çështje do të ketë përgjigje brenda kësaj jave

Nisma për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara e ka përplasur serish nismëtaren, Partinë Demokratike (PDK) dhe pushtetin ekzekutiv.

Të mërkurën, PDK-ja ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, në shenjë kundërshtimi për mosprocedimin e këtij projektligji nga ana e Qeverisë për në Kuvend.

“Komisionin për Legjislacion, sapo e lëshuam, duke e thënë qartësisht që nuk do të jemi në komisione pa u sjell ligji për Dhomat e Specializuara. Sot janë sjellë gjashtë projektligje me procedura të përshpejtuara”, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

E, deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, që është pjesë e të njëjtit komision, tha se do të diskutojnë për çështjen e zgjedhjes së presidentit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) vetëm kur nisma e tyre për Specialen të mbyllet.

“Për ne është absurde që Qeveria sot nuk e ka në rend të ditës, e edhe komisionet parlamentare, veçanërisht Komisioni për Legjislacion nuk e ka sot në rend të ditës. Është e papranueshme. Nuk mund të ketë çështje të tjera më prioritare se kjo”, ka thënë Gruda.

E kryeministri Albin Kurti, tha se ka kërkuar opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë si dhe vlerësim financiar nga Ministria e Financave lidhur me këtë projektligj, meqë kjo është procedurë ligjore për të gjitha nismat legjislative. Sipas tij, brenda kësaj jave do t’i jepet përgjigje kësaj çështjeje.

“Prej informatave që kam deri më tani, brenda kësaj jave, do të kemi përgjigje dhe mendim të zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, gjithashtu edhe vlerësim financiar të Departamentit të buxhetit në Ministrinë e Financave dhe menjëherë mandej do t’i japim përgjigje Kuvendit dhe aty të vazhdojë më tutje procedura”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari u shpreh se në rast se nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje dhe nisma për ndryshimin e Ligjit për Speciale do të mbetet pezull.

“Nuk po vërehet ndonjë vullnet serioz për ta adresuar dhe iniciuar këtë nismë, për faktin se janë edhe fare pak ditë në dispozicion, të cilat natyrisht që duhet të realizohen për faktin se, siç dihet, në rast që nuk do të kemi zgjedhje të presidentit, atëherë do të kemi shpërndarje të Kuvendit dhe shkuarje të vendit në zgjedhje”, ka thënë ai.

Më 21 shtator 2026, PDK-ja procedoi në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji parasheh që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. E lidhur me akuzat për krime të luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji parasheh që të gjykohen në Kosovë.