TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
AKŞAM HABERLERİ

GLPS: Büro hakkındaki yasa tasarısı ikinci okumada oylanmamalıdır.

GLPS'ler

Në seancën plenare, e cila pritet që të mbahet të enjten, në rend të ditës është edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Por, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka kërkuar që të mos miratohet pa u bërë edhe disa ndryshime në të

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka kërkuar që të mos miratohet në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Hulumtuesi Liridon Salihu ka thënë të martën, se ai duhet të kthehet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion, përpara se të shkojë për votim final në seancë plenare.

“Në përmbajtjen që ka aktualisht Projektligji, siç e kemi theksuar edhe pasi që është votuar në lexim të parë, ne vlerësojmë që ky Projektligj përmban të gjitha ato dispozita për të cilat Gjykata Kushtetuese në vitin 2023 e ka rrëzuar këtë Projektligj. Pra, nuk ka ndonjë ndryshim substancial sa i përket përmbajtjes në raport me atë që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Salihu.

Salihu është shprehur se disa nga aspektet shqetësuese të këtij Projektligji janë siguria juridike e qytetarëve, pavarësia funksionale e Byrosë, aspekti penal dhe barazia e palëve në procedurë.

Problematikë, sipas tij, është kufiri kohor i përcaktuar për pasurinë e fituar, e që mund t’i nënshtrohet verifikimit. Datë për këtë është përcaktuar 17 shkurti 2008.

“Prandaj, kemi kërkuar që ky afat të hiqet dhe të respektohet në përpikëri, afati i cili është sugjeruar dhe është rekomanduar edhe nga Gjykata Kushtetuese, pra jo afat më i gjatë se sa 10 vjet nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, ka thënë ai.

Një tjetër shqetësim, sipas tij, lidhet me pavarësinë funksionale të Byrosë dhe mundësinë që ajo të përdoret si mjet politik.

Projektligji është vendosur në rend të ditës për votim në lexim të dytë, për seancën që është planifikuar të mbahet të enjten.

GLPS-ja u ka bërë thirrje palëve të autorizuara që ta kontestojnë ligjin në Kushtetuese, në rast se ai miratohet pa ndryshimet që i ka kërkuar gjykata.