TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Ayrıntılar ortaya çıktı, Kane, Mbappe'yi kıl payı farkla yendi.

Harry Kane

Vetëm “finishi” i fuqishëm në votim bëri që Harry Kane ta fitojë “Topin e Artë” para Kylian Mbappes.
Vincent Garcia, udhëheqësi i “France Football”, që e ndan “Topin e Artë”, ka zbuluar se Kane fitoi për më pak se 41 pikë ndaj Mbappes.

“Harry Kane dhe Kylian ishin afër. Këtë vit është vendosur për pak”, ka thënë Garcia, shkruan “Kicker”. 

“France Football” nuk do t’i publikojë votat deri të shtunën. 

“Por mund t’u them se dallimi mes Kane e Mbappe ishte më i vogël se ai mes Rodrit dhe Vinicius Juniorit në vitin 2024”.

Atë vit, Rodri fitoi për vetëm 41 pikë ndaj Viniciusit. 
Lamine Yamal u rendit i treti.

Gazetarë nga vendet që janë në top-100 të ranglistës së FIFA-s e kishin të drejtën e votës për Topin e Artë. Secilin vend e ka përfaqësuar nga një gazetar. Secili prej tyre ka pasur të drejtë të votojë për 10 lojtarë. Për më të mirin janë ndarë 15 pikë, për të dytin 12, për të tretin 10 e kështu me radhë deri në një pikë për të dhjetin.

Sipas Garcias, Mbappe ishte në krye për kohë të gjatë, para se Kane ta kalonte në fund. Periudha e votimit përfundoi më 28 shtator.