TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Schmeichel, United'ın Xhaka'yı transfer etmeyerek hata yaptığını söyledi.

Granit Xhaka

Legjenda e Manchester Unitedit, portieri Peter Schmeichel, ka vlerësuar se Unitedi duhej ta transferojë Granit Xhakën.

Sipas danezit, Unitedi do të fitonte një lider në fushë.

“Kam folur për Xhakën prej shumë kohësh dhe këtë e kam bërë sepse, kur e shikoja mesfushën tonë, natyrisht që më pëlqen edhe Casemiro. Por Casemiro është një lojtar që merr shumë kartonë të verdhë dhe është gjithmonë në prag të një kartoni të kuq.

Prandaj, duhet të kesh dikë tjetër në dispozicion. Kur fillova ta përmendja këtë ide, nuk e dija se ai do ta përfundonte karrierën te Manchester Unitedi. Por të duhet një lojtar që mund të jetë aty për ta zëvendësuar, në rast se ai lëndohet apo pezullohet.

E shikoj Xhakën dhe atë që bëri te Sunderlandi. Ai është një pjesë shumë e rëndësishme e suksesit të tyre. Madje, mendoj se gjysma e suksesit të Sunderlandit është meritë e tij”, ka thënë Schmeichel në episodin e 15-të të podcastit “Stick to United” që transmetohet në Youtube. 

Ai ka theksuar se Xhaka do të ishte i pëlqyeri i tifozëve të Unitedit.

“Ndoshta nuk i ka më këmbët për ta bërë atë që bënte dikur, por ajo që e karakterizon është zgjuarsia në lojë. Ai është gjithmonë në pozicionin e duhur. E udhëheq skuadrën, komunikon me bashkëlojtarët dhe ndërhyn me atë ndërhyrjen e fortë që e përmendët edhe dje. Nëse duhet të bëjë pesë ndërhyrje të tilla, ai i bën pesë. Edhe pasimet e tij janë të jashtëzakonshme. Kur e sheh se si i jep forcën dhe peshën e duhur një pasimi, është e pabesueshme”, është shprehur Schmeichel.

Legjenda e Danimarkës insiston se Xhaka do të ishte i duhuri për Unitedin.

“Thjesht ndieja se ai do të ishte lojtari i duhur për ta sjellë në një periudhë tranzicioni dhe për ta udhëhequr mesfushën. Sepse ai nuk do t’i toleronte lojtarët që shmangin ndërhyrjet. Nuk do t’i toleronte as ata që, kur skuadra luan me dhjetë lojtarë kundër njëmbëdhjetë, nuk kthehen për ta ndihmuar ekipin, nuk e mbështesin dhe nuk vrapojnë për skuadrën”, ka theksuar 63-vjeçari.

Xhaka është kapiten i Sunderlandit. Ai në Angli ka luajtur me shumë suksese edhe tek Arsenali.

Xhaka së fundmi ka pësuar lëndim dhe po i mungon Sunderlandit.