TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Bütçe Komitesi, sağlık sektörüne yapılacak yatırımlar için 41 milyon avroluk iki kredi anlaşmasını onayladı.

Hakan Murat

Komisioni për Buxhet ka miratuar me shtatë vota dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë, në vlerë të përgjithshme prej 41 milionë eurosh, për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës së kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë raportimit para Komisionit, ka thwnw se financimi do të sigurohet nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe Banka Evropiane e Investimeve, të cilat do të mbulojnë nga 50 për qind të shumës së nevojshme.

Sipas tij, përmes këtij projekti parashihet modernizimi i shtatë spitaleve publike, furnizimi me pajisje të reja mjekësore për QKUK-në dhe spitalet rajonale, si dhe përmirësimi i njësive të kujdesit intensiv.

“Ka rezultuar që nevojat për sektorin e shëndetësisë, niveli sekondar dhe terciar pra pajisjet me aparatura dhe investime të nevojshme përcjellëse ka rezultuar që të jetë 41 milionë euro dhe si rrjedhojë e kësaj pra kemi dy institucione financiare të cilat i financojnë 50 për qind të kësaj shume. Përmes këtij financimi pra parashihet që të modernizohen 7 spitale publike, mjetet do të përdoren për blerjen e pajisjeve të reja mjekësore në QKUK si dhe për Spitalet Rajonale. Këtu përfshihen pajisjet diagnostifikuese, terapeutike, dhe për mbështetjen e funksioneve jetësore si skaner CT, sistemet e ultrazërit, pajisjet për salla të operacioneve dhe të tjera. Mjetet do të përdoren gjithashtu për përmirësimin e njësive të kujdesit intensiv, pra edhe renovimet përcjellëse që janë të nevojshme. Ky projekt do të përmirësojë cilësinë, qasjen dhe kapacitetet e shërbimeve publike shëndetësore për rreth 1.6 milionë banorë”, deklaroi Murati.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, kërkoi sqarime për ndarjen e mjeteve për secilin spital, rrezikun e tejkalimit të kostos dhe ndikimin e investimeve në shkurtimin e listave të pritjes për shërbimet diagnostikuese, si rezonanca magnetike dhe CT.

Ai ngriti shqetësimin se qytetarët do ta paguajnë kredinë, ndërsa kërkoi të dijë nëse janë planifikuar mjete shtesë në rast të tejkalimit të kostos prej 10 për qind.

“Me shikuar në aspektin kritik në aspektin përmbajtësor çka i ndihmon edhe sektorit të shëndetësisë publike, shëndetit publik edhe sigurisht në fund të ditës çka i ndihmon pacientëve. Si shtet po hyjmë në një kredi e me të fundit qytetari po e pagun komplet kredi. Pastaj te spitalet, përmenden gjashtë spitale: Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren. Sa mjete do të ndahen për secilin, a ka ndarje buxhetore për secilin edhe sa janë këto shuma? Kosova siguron financimin shtesë, një tejkalim prej 10%. Domethënë mbi 41 milionë euro do të ishte domethënë sa a ekziston një rrezik buxhetore apo a është planifikuar naj buxhet te pjesa e kredisë, sepse kemi tash edhe buxhetin e planifikuar buxhetor për 2027-ën. Indikatorët numerikë në formular nuk janë plotësuar. Sa do të shkurtohen listat e pritjes për MRI dhe CT? Kemi parë që janë shtuar realisht ndoshta edhe CT-të dhe në shpërndarje për spitale, po lista e pritjes nuk rezulton me investimet që u bënë tash. Përgjegjësia sigurisht që nuk është e Ministrisë së Financave komisionit tonë për financa, por sigurisht që qëllimi kryesor është zvogëlimi i listës së pritjes. Sa do të ndikojë kjo në listën e pritjes?”, pyeti ai.

Në përgjigje, Murati tha se investimet janë përcaktuar përmes një studimi profesional dhe do të përfshijnë të gjitha spitalet rajonale, si dhe QKUK-në. Ai theksoi se kreditë ofrohen me kushte koncesionare dhe se norma e interesit është më e favorshme se kushtet aktuale të tregut.

“Domethënë është një studim profesional që i ka përcaktuar tash siç e thatë edhe ju detajet, unë nuk mund t’i them se ku si e tek, por bëhet fjalë për të gjitha spitalet rajonale, përfshirë edhe QKUK-në. Pra është niveli terciar dhe sekondar i shërbimit shëndetësor. Sa i përket kushteve financiare, siç e theksova edhe në fjalën hyrëse, bëhet fjalë pra për kushte koncesionare. Me fjalë të tjera ta zëmë më të fundit që e kemi pasur një disbursem nga një projekt tjetër që ndërlidhet me EIB-në dhe me CEB, me sa më kujtohet pra është euribori plus 0.65% ka qenë. Po euribori aktualisht sillet diku te 3.1%, plus 0.65 pra bëhet fjalë për 3.75%. Euribori 3.1% përafërsisht është aktualisht. Domethënë bëhet fjalë për 3.75% normë interesi vjetore, që është dukshëm më e favorshme sesa kushtet e tregut që janë aktualisht”, tha aNdërkaq, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kritikoi vendimin për financimin e investimeve përmes kredive, duke thënë se është problematike që shteti po merr borxh për blerjen e pajisjeve dhe renovimin e spitaleve, të cilat, sipas tij, duhet të ishin adresuar përmes kapaciteteve dhe buxhetit vendor”, shtoi Murati.

Hoti theksoi se shëndetësia vazhdon të përballet me mungesë të mjekëve, probleme me furnizimin me barna dhe mungesë të sigurimeve shëndetësore, ndërsa investimet e parapara me marrëveshje pritet të përfundojnë deri në vitin 2030.

“Po ajo që po bën përshtypje është që në fundament është gabim kjo lloj qasje, me marrë kredi, me i blerë disa pajisje për spitale rajonale dhe me i rinovuar disa spitale rajonale është gabim. Tregon veç gjendjen në të cilën jemi si shoqëri dhe si shtet në pamundësi që me pasur kapacitete vendore që me i rinovuar ato objekte, me i përshtatur ato objekte, me i blere ato pajisje. Mjekët po ikin, probleme bazike me furnizim me barna, sigurime shëndetësore nuk i kemi as në perspektivë. Edhe ne tash po i kthehemi një marrëveshje për kredi me dy institucione prestigjioze për me blerë pajisje dhe me i rinovuar disa spitale, të cilat sipas dokumentit që unë e lexova dje, deri më 30 qershor 2030 shkojnë. Pra në katër vitet e ardhshme do të vijnë pajisje, do të bëhen rinovime. Po bëjmë fjalë pra për disa rinovime që dikur përfundojnë në vitin 2030. Pra veç vërejtja ime është jo pse po merret kredi, po pse po merret për këtë çështje. Sepse tregon dështimin tonë si shtet në adresimin e nevojave më elementare që i kemi, në shëndetësi edhe në arsim”, potencoi Hoti. /EO