TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Malisheva Feronikeli ile berabere kaldı 74

malişev

Malisheva është ndalur në barazim pa gola nga Feronikeli 74.

Ndeshja e zhvilluar të dielën pasdite në stadiumin “Liman Gegaj” i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës. 

Malisheva pati disa raste të mira shënimi, sidomos në pjesën e parë, por nuk arriti t’i konkretizonte. 

Vendasit madje humbën edhe penallti në minutën e 35-të. Nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë sulmuesi Xhemail Ibishi. Goditjen e Ibishit e ndali portieri i Feronikelit 74. 

Edhe Feronikeli 74 krijoi disa raste shënimi me Ibrahim Cërvadikun në pjesën e dytë, por pa arritur t’i konkretizojë.

Për Malishevën ishte barazimi i tretë. Ka edhe tetë fitore dhe një humbje. Mbetet lidere me 27 pikë. 

Prishtina ka 26 pikë në pozitën e dytë, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj kampiones së Kosovës, Dritës. 

Feronikeli 74 numëron 12 pikë në pozitën e shtatë.