TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Galatasaray ve Fenerbahçe, derbi maçında çıkan kavga nedeniyle cezalandırıldı.

Galatasaray e Fenerbahçe

Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Turqisë i ka dhënë dënim prej tri ndeshje suspendim mbrojtësit të majtë të Fenerbahçes, Archie Brown. 

Dënim me dy ndeshje moslojë mori qendërmbrojtësi i Galatasarayt, Abdulkerim Bardakci. 

Këto dënime, Federata turke i ka dhënë të premten pas përleshjes që skuadrat patën të hënën pas derbit të Stambollit që u fitua nga Galatasaray, 2:1. 

Përleshja mes lojtarëve erdhi menjëherë pasi gjyqtari i dha fund ndeshjes. U desh edhe ndërhyrja e Policisë për ta qetësuar situatën. 

Gjyqtari i përjashtoi me të kuq Brownin dhe Bardakcin, ndërsa Roland Sallai i Galatasaray dhe Kerem Akturkoglu i Fenerbahçes u ndëshkuan me të verdhë. Galatasaray është dënuar me afro 38 mijë e 50 euro, ndërsa Fenerbahçe me afro 23 mijë euro. 

Galatasaray është kampion i katër edicioneve të fundit në Superligë. Prin në tabelë me 22 pikë pas nëntë xhirove. Fenerbahçe është në vendin e pestë me 16 pikë.