TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

City ve Arsenal galip gelirken, Napoli ağır bir yenilgi aldı.

şehri

Brajan Gruda i Leipzigut ishte në formë të mërkurën mbrëma ndaj Manchester Cityt në xhiron e katërt të fazës së ligës në Champions.

Gruda kontribuoi me asistim por forma e mirë e tij nuk i mjaftoi Leipzigut ta shmangë humbjen. City fitoi 3:2.

Autogoli i Castello Lukeba i dha epërsinë Cityt në minutën e 37-të.

Më pas Gruda asistoi në golin për 1:1 në minutën e 49-të, kur shënoi Ridle Baku.

Enzo Fernandez shënoi gol për Cityn që kaloi në epërsi 2:1 në minutën e 58-të.

Por vetëm tre minuta më vonë, Antonio Nusa i barazoi shifrat sërish në 2:2. Aksionin e golit të dytë e nisi Gruda.

Erling Haaland ia siguroi fitoren Cityt me golin e minutës së 78-të.

City me fitore ka nëntë pikë në vendin e shtatë. Leipzigu mbetet me tri pikë në vendin e 31-të.

Kampioni anglez dhe nënkampioni evropian, Arsenali, fitoi me vështirësi në udhëtim te Slavia Praga, 2:1.

Noni Madueke dhe Viktor Gyokeres i shënuan golat e fitores në pjesën e parë, në minutën e nëntë dhe të 38-të.

Wiktor Nowak shënoi për skuadrën çeke në minutën e 90-të.

Arsenali i treti i ka 10 pikë. Slavia Praga në pozitën e 34-t e ka vetëm një pikë.

Njërën prej fitoreve më të thella në histori të Championsit e shënoi Como e Italisë. Como fitoi në udhëtim te Lensi, 9:1.

Anastasios Douvikas shënoi “hat-trick”, ndërsa nga një gol realizuan Paz, Da Cunha, Kempf, Liberali, Baturina e Papaccioli.

Napoli pësoi humbje të thellë 4:1 në udhëtim te Porto. Amir Rrahmani luajti deri në fund në qendër të mbrojtjes.

Fitore 2:1 shënoi Dortmundi ndaj Betisit dhe Club Brugge në udhëtim te PSV Eindhoveni.

Vikingu në shtëpi e mposhti Sabahun 4:1.