TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Ajeti, Lugano'ya eski ihtişamını geri kazandırdı.

Arnavut Ajeti

Albian Ajeti ka shkëlqyer te skuadra e re, Lugano, qëkur u huazua nga Baseli. 

Trajneri i Luganos, Mattia Croci-Torti, ka thënë se lëvizja e Ajetit ka qenë e qëlluar. Ai në 11 ndeshjet e edicionit aktual i ka realizuar gjashtë gola. 

Të dielën ndaj ish-skuadrës, Baselit, luajti prej minutës së 73-të në fitoren 2:1 të Luganos. 

“Muajt e fundit ishin shumë të vështirë për Albianin”, ka deklaruar trajneri Croci-Torti.

Ish-trajneri i tij tek ekipi U21 i Baselit, Thomas Haberli, ka thënë se Ajeti ka nevojë për vetëbesim. 

“Albiani ka nevojë për vetëbesim dhe marrëdhënie të afërt me trajnerin. Ai është djalosh shumë familjar”, ka thënë Haberli, nën udhëheqjen e të cilit kosovari i kishte shënuar 23 gola. 

“Ai ishte bashkuar me U21 si 16-vjeçar. Por, donte që ta pushtonte botën dhe të hynte sa më shpejtë në ekipin e parë. Kur ai e ndien besimin, e shfaq potencialin që e ka”. 

Pasi e fitoi titullin me Baselin, Ajeti është kritikuar disa herë për paraqitjet që ka bërë te skuadra kampione. Më pas ndau rrugët edhe me ish-trajnerin e Baselit, Stephan Lichtsteiner, në fillim të edicionit. Kërkoi sfidë të re dhe e gjeti me plot sukses. 

“Ai dëshiron t’u tregojë të gjithëve se çfarë është në gjendje të bëj, kjo është ajo që i sjellë gjëra të mira. Ai asnjëherë nuk ka pasur mungesë kualiteti. Ndonjëherë rrethanat nuk janë më të mirat. Shpresoj që tani si 29-vjeçar ai ta arrijë sërish nivelin që e kishte në moshën e hershme”, ka thënë Haberli. 

Ajeti karrierë ka bërë edhe te skuadra si Augsburg, St. Gallen, West Ham, Celtic, Sturm Graz e Gaziantep. 

Ka kontratë me Baselin deri në vitin 2028, por është i huazuar deri në qershor të vitit të ardhshëm te Lugano.