TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Ramajli: 1989 anayasa değişikliklerinin bir maddesi Kosova'yı Sırbistan'ın bir bölgesi haline getirdi.

Ramajli

Avokati dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli, ka rrëfyer në podcastin PIKË, në bashkëbisedim me publicistin Veton Surroi, prapaskenat e kundërshtimit të ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989, të cilat ia hoqën Kosovës autonominë.

Ramajli ka treguar se gjatë tubimeve publike të organizuara në atë kohë, në disa komuna të Kosovës, kishte pasur kundërshtim të hapur ndaj ndryshimeve kushtetuese. Ai ka përmendur veçanërisht tubimet në Strellc të Deçanit, Junik dhe Suharekë, ku, sipas tij, pjesëmarrësit ishin shprehur kundër këtyre ndryshimeve.

Duke folur për përgatitjet që ndryshimet të miratoheshin në Kuvend, Ramajli ka thënë se në një mbledhje të Komitetit Krahinor ishte përfshirë një nen i ri, i cili nuk kishte qenë fare pjesë e diskutimit publik.

Sipas tij, ky nen, numrin e të cilit nuk e kujtonte saktësisht, por që mund të ishte 84 ose 64, e përcaktonte përfundimisht Kosovën si regjion të Serbisë, ndonëse do ta ruante emërtimin e saj.

“Edhe pse raporti ishte komplet që është refuzu në diskutim publik kjo iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës, u bëjshin përgatitjet që në Kuvend me u aprovu...  Ndodhën dy mbledhje: e para, në Komitetin Krahinor, e futën një nen, muj me e gabu numrin, 84 ose 64, të ri, i cili s’kishte qenë në diskutim publik. Ai nen definitivisht Kosovën e bënte si regjion i Serbisë, mund ta mbante emrin, por ishte regjion i Serbisë”, ka thënë ai. 

Ramajli ka rrëfyer edhe për një takim joformal të Kryesisë, ku ishte diskutuar për përfshirjen e këtij neni në ndryshimet kushtetuese. Ai ka thënë se në atë takim, Toma Sekuliqi, i cili, sipas Ramajlit, nuk i përkiste rrymës së Sllobodan Millosheviqit, kishte kundërshtuar që neni të hidhej në votim. Ai kishte paralajmëruar se Kosova nuk mund të mbahej pa shqiptarët.


 

Diğer güncellemeleri okuyun
Ramajli

Ilaz Ramajli, POINT'te Veton Surroin

PIKę podcast'inin 71. bölümünde halkla ilişkiler sorumlusu ile birlikte Veton Surroi, i ftuar është avokati dhe...