TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Musk: Görünüşe göre seçimlere müdahale için tasarladığım uzay lazerlerim işe yaramadı.

Elon Musk

Fotoğraf: Associated Press

Miliarderi Elon Musk ka pasur një rol të madh në rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit.

Sipas një analize të deklarimeve financiare të fushatave zgjedhore në nivel federal, të publikuara nga organizata OpenSecrets, Musku ka shpenzuar të paktën 455 milionë dollarë për të mbështetur kandidatët republikanë dhe kauzat konservatore. 

Kjo është një shumë rekord.

Në garën për Senatin në Teksas, Musku ka shpenzuar më shumë se 200 milionë dollarë të mbështetur kandidatin republikan Ken Paxton, i cili ka humbur përballë demokratit, James Talarico.

Në fjalimin e fitores, Talarico u është drejtuar mbështetësve të tij duke thënë: “Sapo i dërguam një mesazh çdo miliarderi që financon fushata politike, çdo trilioneri dhe çdo mbrojtësi të korruptuar të këtij sistemi të prishur politik, në këtë shtet dhe në këtë vend: pushteti u përket njerëzve”. 

Ndërkohë, pas një heshtjeje disa orësh, në rrjetet sociale është lajmëruar vetë Musk, i cili në platformën e tij X ka ironizuar duke thënë se :“Mesa duket, lazerët e mi hapësinorë për ndërhyrje në zgjedhje nuk funksionuan kësaj radhe”. 

Diğer güncellemeleri okuyun
ABD'deki seçimler

Demokratlar için büyük zafer – Senato ve Temsilciler Meclisi'nin kontrolünü ele geçirdiler.

Demokratlar Senato ve Temsilciler Meclisi'nin kontrolünü ele geçirerek Kongre'de çoğunluğu elde ettiler...