TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
bölge

Vulin'in Moskova uçuşu yarıda kesildi, uçak Belgrad'a geri döndü.

Alexander Vulin

Aeroplani i kompanisë ajrore “Air Serbia”, që po udhëtonte nga Beogradi drejt Moskës, është kthyer në kryeqytetin serb në mes të fluturimit, pasi u konstatua se ish-shefi i BIA-s dhe kryetari i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin, nuk e kishte kaluar kontrollin e sigurisë. Aeroplani më pas u lejua të kthehej në Moskë pas kontrolleve të hollësishme. 

Sipas mediave në Serbi, Vulini ishte ndihmuar nga dikush që mos ta kalonte kontrollin e sigurisë, por megjithatë kishte arritur të hipte në aeroplan. Ai qe ndaluar me urdhër të shefit të sigurimit në aeroportin “Nikola Tesla”, Milan Kuq, një ish-pjesëtar i forcave speciale të Serbisë. 

Pas kthimit në Beograd, aeroplani për disa orë iu nënshtrua procedurave që zbatohen në rast të një paralajmërimi për bombë. Pas kontrolleve të hollësishme të pasagjerëve dhe bagazheve, fluturimi u nis sërish drejt Moskës me të njëjtët pasagjerë. Aeroplani ateroi në kryeqytetin rus mëngjesin e së mërkurës, pas rreth shtatë orësh vonesë. 

Vulin, pas kthimit të aeroplanit në Beograd, u paraqit drejtpërdrejt në televizionin “Informer”, ku ka thënë se bëhej fjalë për një përpjekje për t’u marrë politikisht me të. Ai deklaroi se po udhëtonte zyrtarisht në Moskë për të negociuar zgjatjen e marrëveshjes për furnizim me gaz.

Bashkë me të ishin edhe drejtori i “Srbijagas”, Dushan Bajatoviq e kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq.