TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

İtalya, Dışişleri Bakanı'nın verilerinin karanlık ağda yayınlanmasından Rus yanlısı bilgisayar korsanlarını sorumlu tutuyor.

Antonio Tajani

Fotoğraf: Associated Press

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi të shtunën se të dhënat e tij personale janë publikuar në dark web, një pjesë e enkriptuar e internetit, dhe se ai është bërë objekt i “kërcënimeve dhe frikësimeve”. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fajësoi hakerët pro-rusë për rrjedhjen e këtyre të dhënave, raporton agjencia "AP". 

Tajani e bëri të ditur këtë përmes një postimi në rrjetet sociale, pas një vargu kërcënimesh të rreme për bomba në të gjithë Evropën, të cilat shkaktuan devijimin e fluturimeve, kërcënime ndaj sigurisë së transmetuesve televizivë, si dhe pas sulmeve të fundit ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete dhe inkursioneve me dronë.

“Prej ditësh, kriminelët kibernetikë po shpërndajnë të dhënat e mia personale në dark web dhe po përpiqen të sigurojnë informacione të tjera, duke më ekspozuar mua dhe familjen time ndaj kërcënimeve dhe frikësimeve të reja”, tha Tajani, duke shtuar se kriminelët “janë të gatshëm të paguajnë për të siguruar të dhëna të tjera për mua dhe njerëzit e mi të afërt”.

Në një deklaratë të veçantë, Meloni shprehu solidaritetin me Tajanin “pas zbulimeve lidhur me aktivitetet e hakerëve pro-rusë dhe publikimin e të dhënave personale në dark web”.

Ajo i cilësoi përpjekjet për shitjen e informacioneve konfidenciale për zyrtarët qeveritarë si “një çështje me shqetësim të madh, e cila duhet të trajtohet me vendosmërinë më të madhe”.

Tajani, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Italisë, nuk specifikoi se çfarë lloj informacionesh ishin publikuar, por la të kuptohet se kërcënimi kibernetik është ende në vazhdim.

“Nuk do të lejoj që të më frikësojnë në asnjë mënyrë. Do të vazhdoj të punoj për të mbrojtur ministrinë time dhe Italinë, si dhe do të forcoj më tej lidhjet dhe bashkëpunimin për t'u mbrojtur së bashku”, tha Tajani.

Tajani nuk tregoi se kush mund të jetë përgjegjës për sulmin kibernetik, por ritheksoi mbështetjen e qeverisë italiane për Ukrainën.