TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Milatović, Shiroka-Pula'yı tebrik etti: İyi komşuluk ilişkilerinin daha da derinleşeceğine inanıyorum.

Jakov Milatoviç

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për marrjen e detyrës. 

Milatoviq i ka përcjellë presidentes së re të Kosovës urime më të mira, ndërsa ka shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen. 

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, Presidenti Milatović i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.