TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Shiroka-Pula: 28 Kasım, Arnavutlar için gurur ve anma günü.

Shiroka Tavuğu

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë datë si një ditë kur historia, krenaria dhe identiteti kombëtar marrin kuptim të veçantë.

Në mesazhin e saj, Shiroka-Pula ka përkujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi.

“28 Nëntori është dita kur historia, krenaria dhe identiteti ynë kombëtar marrin kuptim të veçantë. Më 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur”, ka shkruar ajo.

Presidentja ka thënë se flamuri kuq e zi i bashkon shqiptarët përtej kufijve shtetërorë dhe i kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin e përbashkët.

Në një mesazh tjetër, Shiroka-Pula ka përkujtuar ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“28 Nëntori është ditë e kujtesës, e krenarisë dhe e nderimit për ata që i dolën zot lirisë së Kosovës”, ka thënë ajo, duke shtuar se dalja publike e UÇK-së shënoi “një kapitull të ri në rrugën e popullit tonë drejt lirisë”.

Ajo ka përmendur edhe procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se duhet të mos harrohet, sipas saj, se “UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës”.

“Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri”, ka shkruar Shiroka-Pula.

Në fund, presidentja ka nderuar Adem Jasharin dhe të gjithë të rënët për Kosovën.

“Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim luftës për liri!”, ka përfunduar ajo.

Diğer güncellemeleri okuyun
Arnavutluk

Tarihte 28 Kasım