TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Rexhepi: Toplum olarak adaleti kendi ellerimize almaya başladık, ancak koruyucu önlemler yetersiz.

Sami Recepi

Neuropsikiatri Sami Rexhepi ka thënë se dhuna në shoqërinë kosovare është në rritje, duke vlerësuar se mungesa e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe e masave mbrojtëse po ndikon që qytetarët të marrin drejtësinë në duart e tyre.

Duke marrë shkas nga vrasjet e fundit në Kosovë, Rexhepi ka përmendur dhunën në familje, në shkolla dhe në komunikacion, duke thënë se ajo tashmë është e pranishme në shumë fusha të jetës shoqërore.

“Problemi më i madh te ne është se në përgjithësi dhuna si fenomen është në rritje. Dhuna në familje që ka kaluar të gjithë kufijtë kohët e fundit, kemi dhunën në shkollë, dhunën në komunikacion, kemi dhunë gjithandej. Kemi filluar si shoqëri t’i japim vetes të drejtë për vetëgjyqësi, që është shumë keq. Është mungesa e efikasitetit të sistemit gjyqësor. Nëse dikush e sheh që nuk ka masa, nuk ka mbrojtje, atëherë ia jep atë të drejtë vetes, ose për ta mbrojtur veten, ose për të vendosur që dikë ta gjykojë dhe të marrë një vendim, siç është vrasja”, ka thënë Rexhepi në “60 Minuta” të KTV-së. 

Ai ka vlerësuar se një nga faktorët që ndikon në përhapjen e dhunës është mungesa e komunikimit të mirëfilltë mes njerëzve, si në familje, ashtu edhe në vendet e punës.

“Dhuna vjen kur e humbim një betejë intelektuale, kur i humbim argumentet, atëherë nuk na mbetet tjetër veçse të ushtrojmë dhunë. Kjo po ndodh në familje dhe gjithkah”, ka deklaruar ai.

Rexhepi ka ngritur shqetësimin edhe për mungesën e kapaciteteve për trajtimin dhe rehabilitimin e personave me varësi në Kosovë.

Ai ka thënë se në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinika e Psikiatrisë ka një Klinikë të Varësisë, por kapacitetet e saj janë të kufizuara në vetëm tre deri në gjashtë shtretër. Sipas tij, kjo klinikë merret kryesisht me detoksikimin dhe trajtimin e fazave akute, ndërsa vendi nuk ka një qendër të veçantë për rehabilitimin dhe risocializimin e këtyre personave.

“Nuk kemi njerëz për të humbur dhe duhet të luftojmë t’i kthejmë ata persona në shoqëri. Shteti nuk është përkujdesur që 27 vjet pas luftës që të kemi një qendër të tillë”, ka thënë Rexhepi.