TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
askeri

Gençlik Olimpiyat Oyunları'nda beşinci olan Arba Hasanaj

Arba Hasanaj

Xhudistja kosovare, Arba Hasanaj, ka arritur rezultat të rëndësishëm të martën. Ajo është renditur e pesta në Lojërat Olimpike për të Rinj që po mbahen në Dakar të Senegalit.

Arba garoi në kategorinë deri 78 kilogramë, ndërsa në luftë për medalje të bronztë humbi nga austriakja Selina Woegerer.

Në të gjitha katër kategoritë te xhudistet ishin nga 12 garuese.

Arba nisi me fitore ndaj xhudistës së Porto Rikos, Lenishka Figueroa. Më pas humbi nga Clarisse Vallim e Brazilit, që në fund fitoi të artën.

Në repesazh mposhti xhudiste nga Australia dhe Nikaragua, por humbi më pas në luftë për medalje.

Në Lojërat Olimpike për të Rinj marrin pjesë sportistë nga 15 deri në 18 vjet. Në Dakar të Senegalit po garojnë 2654 sportistë nga 205 vende të ndryshme. Kjo ngjarje zhvillohet deri më 13 nëntor.

Kosova garon edhe në taekwondo me Shega Sejdiun dhe në atletikë me Erisë Avdullahun.

Kosova për herë të dytë është pjesë e kësaj ngjarjeje. Në edicionin e kaluar, Buenos Aires 2018, të bronztë fitoi xhudistja Erza Muminoviq.