Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2026”, të dielën (nesër) do të bllokohet qarkullimi i disa rrugëve në Prishtinë dhe rajonin e Fushë-Kosovës, duke përfshirë një pjesë të autostradës.
Siç thotë njoftimi, Policia ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore, me qëllim rregullimin e qarkullimit rrugor dhe drejtimin e trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik.
“Policia e Kosovës do të ndërpresë qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën 'Ibrahim Rugova'). Plani do të fillojë të zbatohet të dielën (20.09.2026), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës”, thuhet në njoftim.
Për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, Policia kërkon ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe i ka lutur ata t’i ndjekin udhëzimet si më poshtë.
1. Peja'dan Priştine'ye seyahat eden sürücüler → Sllatina – Magura köyü – Lipjan yolunu kullanırlar → ardından Ferizaj – Priştine ulusal yoluna bağlanırlar.
2. Ngasësit që udhëtojnë nga Peja dhe Fushë-Kosova → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë-Kosovë.
3. Priştine veya Veternik'ten Peja/Havaalanına seyahat eden sürücüler → rota: Priştine – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magura – Havaalanı.
4. Mitroviça’dan Peja veya Havaalanı yönüne giden sürücüler → Mazgit’ten Üsküp yönüne giden otoyolu kullanın, Lipjan çıkışından çıkın, ardından: Rufc i Ri – Poturoc – Magura – Havaalanı.
5. Mitroviça'dan Ferizaj'a seyahat eden sürücüler → ulusal karayolunda duraklama olmaksızın serbest dolaşım hakkına sahip olacaklar.
6. Transporti publik (autobusët) në relacionin Prishtinë – Fushë-Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojnë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorin rrugët alternative të përmendura më sipër.