Meriton Korenica do të jetë i përfshirë për katër ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Korenica e ka zënë vendin e Donat Rrudhanit, i cili ka pësuar lëndim në stërvitje dhe nuk do të mund t’u bashkohet “Dardanëve”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
29-vjeçari Korenica ishte në listën e zgjeruar të përzgjedhësit Franco Foda. Ai tani është pjesë e FCSB-së rumune, skuadër të cilës iu bashkua nga Cluji.
Korenica në 12 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha garat për Clujin dhe FCSB-në, ka realizuar katër gola ndërsa ka kontribuuar me një asistim.
Rrudhani aktivizohet te Sioni në Zvicër. Në 15 ndeshjet e këtij edicioni, Rrudhani ka tri gola e dy asistime.
Benzer makaleler