TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Makedonya: 2027 yılı savunma bütçesi 224 milyon avroyu aşarak tarihin en büyük bütçesi olacak.

KSF

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se buxheti për mbrojtjen e Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro.

Sipas Maqedoncit, ky është buxheti më i lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224,168,705 euro, më i larti në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka deklaruar se përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e FSK-së, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.

“Më këtë buxhet do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse”, ka thënë ministri.