TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Haxhiu: 2021'den önce hiçbir adım atılmayan iki konu kadın cinayetleri ve savaş suçlarıdır.

Albulena Haxhiu

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është përplasur me deputetë të opozitës gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt. 

Haxhiu ka thënë se para vitit 2021, nuk janë ndërmarrë veprime institucionale për adresimin e dy çështjeve siç janë femicidi, por dhe krimet e luftës. 

“Më besoni apo jo, por 2 prej çështjeve për të cilat asnjëherë nuk janë ndërmarrë veprime, nga institucionet para 2021-s, është pikërisht rasti i femicidit, për adresimin e femicidit, dhunës në familje, pra vrasjen e grave, por edhe raste të krimeve të luftës. Pra, unë si ministre në atë kohë, jam ballafaquar me sfida të mëdha, sepse nuk kam gjetur as zyrë, as dokument, as vazhdimësi institucionale ku është dashur të bazohet edhe vetëm me vazhduar ndërmarrjen e veprimeve. Dhe pikërisht për këtë arsye, unë kam kërkuar nga Komisioni atëherë për të Drejtat e Njeriut që koordinatori nacional për adresimin e dhunës në familje të jetë pikërisht ministri i Drejtësisë, jo zëvendësministri. Është pikërisht ministri i Drejtësisë për të ngritur përgjegjësinë institucionale në raport me rastet e vajzave dhe grave, që po dhunohen në shtëpitë e tyre, në rrugë, në shkollë, kudo”, ka thwnw Haxhiu

Haxhiu ka thwnw gjithashtu se gjatë kohës sa ishte ministre kishte hasur edhe në qëndrime se dhuna në familje duhej të mbetej çështje private.

“Ka pasur shumë raste kur më kanë thënë: “Çka po merresh me dhunën në familje? Është çështje që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë, nuk është punë e jotja.” Përkundër këtyre deklarimeve, nuk janë ndalur për asnjë moment. Gjatë mandatit tim si ministre e Drejtësisë, për adresim të përgjegjësive që kemi pasur si institucione të Republikës së Kosovës, në raport me këto raste. Është e vërtetë që ligji është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Konventa e Stambollit po ashtu, dhe ne jemi munduar që strategjinë që zoti Ramadani e përmendi t’ia përshtasim kërkesave që ka Konventa e Stambollit”, ka deklaruar Haxhiu.

Diğer güncellemeleri okuyun
Kosova parlamentosu

CANLI YAYIN: Arlinda Zekaj cinayetiyle ilgili Parlamento'nun olağanüstü oturumu