TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Düzinelerce vatandaş eşcinsel evliliklerine karşı çıkıyor.

hükümet

Mbi 140 qytetarë, deri të martën, kanë kundërshtuar lejimin e bashkësisë civile për personat me seks të njëjtë, të paraparë në projektkodin civil.

Gjatë procesit të konsultimit publik, që do të përmbyllet më 16 nëntor, dhjetëra qytetarë kanë paraqitur komentet për fushat që rregullon ky dokument.

Nga komentet, që janë publike në platformën e konsultimeve publike, fokusi prej qytetarëve është vënë te neni 1138.

“Nuk mund të pajtohem me përpjekjet për të ndryshuar kuptimin tradicional të martesës, familjes dhe gjinisë përmes legjislacionit. Ligjet e një shteti nuk duhet të miratohen duke shpërfillur bindjet, vlerat dhe shqetësimet e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve të tij”, ka shkruar qytetari P. Kajtazaj.

Një qytetar tjetër ka aluduar se me lejimin e bashkësisë civile është duke u munduar t’u shkohet për shtati politikave ndërkombëtare.

“Duhet të kemi respekt për veten si popull, e si shtet, e pastaj edhe të tjerët do të na respektojnë për vlerat që po i mbajmë. Gjithashtu, shtetet e tjera që i kanë përkrahur ato që thuhen në këto nene, veçse po tërhiqen prej tyre duke e parë qartë se janë të dëmshme për shoqërinë”, ka shkruar Q. Fondaj.

Sipas disa prej qytetarëve, neni që lejon bashkësinë civile mes sekseve të njëjta “bie ndesh me vlerat tradicionale, kulturore dhe familjare të shoqërisë sonë”.

“Ne nuk pranojmë që këto vlera të relativizohen apo të zëvendësohen në emër të modernizimit dhe prirjeve të kohës”, ka shkruar B. Vishi.

Kundërshtime janë shprehur edhe nga shoqëria civile.

Organizata “CEL Kosova” ka kërkuar që Kodi Civil ta njohë dhe ta rregullojë të drejtën në martesë për çiftet e seksit të njëjtë.

“Që të largohet gjuha përjashtuese në bazë të orientimit seksual përgjatë draftkodit civil ashtu që kudo që përmendet togfjalëshi “një burrë dhe një grua” të zëvendësohet me ‘dy persona’, ose përshtatshmërisht ‘bashkëshort/e’”, ka shkruar CEL Kosova.

Përveç bashkësisë civile, qytetarët kanë adresuar kritika edhe për nenet e ProjektKodit Civil që prekin adaptimin e fëmijëve e atësinë e atyre me fekondim të asistuar.

“Adoptimi është e drejtë e fëmijës, jo e të rriturve. Interesi më i mirë i fëmijës përmbushet më së miri në një familje me nënë dhe baba. Kërkojmë gjithashtu harmonizimin e Kodit me ligjin për fekondimin e asistuar mjekësisht, në mënyrë që ky trajtim të jetë i qasshëm vetëm për bashkëshortët me certifikatë martese. Pa këtë, Neni 1138(4) mund të hapë rrugën që në certifikatën e lindjes të shënohen dy nëna”, ka shkruar qytetari L. Zaraj.

Neni që lejon bashkësinë civile mes sekseve të njëjta, u pat bërë shkaku që projektkodi civil nuk arriti të miratohet në Kuvend, katër vjet më parë. Këtë vit, mosmiratimi eventual i tij, do t’i kushtojë Kosovës mbi 9.3 milionë euro, të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.